11 vjet burgim për burrin nga Fushë-Kosova që tentoi ta vriste gruan e tij

I pandehuri Idriz Alija është dënuar sot me 11 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti për Krime të Rënda, pasi më 6 gusht 2024 në Bresje të Fushë-Kosovës tentoi të vriste bashkëjetuesen e tij, Sherife Tahiri,

Ai e qëlloi atë me armë zjarri dhe më pas e goditi rëndë, ndërsa ngjarja ndodhi edhe në prani të djalit të saj të mitur. Si pasojë, viktima pësoi plagë të rënda dhe të rrezikshme për jetën dhe u trajtua në spital. Gjykata e shpalli fajtor edhe për posedim të paligjshëm të armës, si edhe për mosrespektim të vendimit të mëhershëm të gjykatës që ia ndalonte t’i afrohej viktimës.