10 milionë euro, plus Rakitic; Juventusi refuzon ofertën e Barcelonës

Mënyrat e transferimeve në futboll janë të pafundme. Negociatat e konisderuara të mbyllura pa nisur ende, mund të rihapen papritur. Kjo e fundit duket se do të ndodhë mes Barcelonës dhe Juventusit për shkëmbimin Ivan Rakitic-Federico Bernardeschi. Ish-lojtari i Fiorentinës ka qenë prej kohësh në fokusin Blaugrana. Klubi katalanas, siç raportohet nga “Sky Sport”, është hedhur tashmë në sulm, me një ofertë të parë të dorëzuar te kampionët italianë: 10 milionë euro, plus kartonin e mesfushorit kroat.

Juventusi është përgjigjur thatë me “jo”, sepse do të dëshironte të paktën dyfishin e kësaj shume (20 milionë euro), plus nënkampionin e botës, për ta lejuar Bernardeschi të largohej në drejtim të “Camp Nou”, Messit dhe shokëve të tij. Mbetet për t’u parë nëse spanjollët do të formulojnë një propozim të ri për t’iu afruar kërkesës së Juventusit, apo për ta kënaqur plotësisht atë, për të marrë lojtarin në fjalë, i cili në Torino po has shumë vështirësi nga pikëpamja teknike dhe emocionale.

E njëjta gjë vlen edhe për Rakitic, një kopje e venitur e lojtarit madhështor, të admiruar vitet e fundit. Kroati ngrohu stolin këtë sezon, nën drejtimin e trajnerit Valverde, por po mundohet t’i bëjë vend vetes me Setien. Ky i fundit e ka aktivizuar dy herë, që nga minuta e parë.