Zjarrëfikësit përplasin kombin në Istog

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në hyrje të Istogut. Një mjet i zjarrëfikësve ka goditur një kombi të mbushur me mjete të punës.

Dy persona që ndodheshin ne mjetin e ngarkuar me mjete të punës janë nisur për në spital pas lëndimeve të marra nga rrokullisja e mjetit.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po mirret me rastin.