Zenun Elezaj përkujton martirët e masakrës së 2 prillit në Volljakë

Në Volljakë të Klinë, u përkujtua sot një nga ngjarjet më të dhimbshme të luftës – masakra e 2 prillit 1999, ku humbën jetën 10 qytetarë të pafajshëm nga forcat serbe.

Kryetari i komunës, Zenun Elezaj, së bashku me bashkëpunëtorë komunalë, përfaqësues të OVL-UÇK, familjarë të martirëve dhe qytetarë, bënë homazhe pranë lapidarit për të nderuar jetën dhe sakrificën e viktimave.

Elezaj theksoi se kjo ngjarje mbetet një plagë e hapur për Volljakën dhe mbarë vendin, ndërsa kujtimi për të rënët shërben si obligim për të mos harruar vuajtjet dhe sakrificën në rrugën drejt lirisë.

“Lavdi e përjetshme për martirët dhe të rënët për liri”, u shpreh ai.