Zenun Elezaj njofton se ka nisur ndërtimi i kanaleve të ujitjes në pesë fshatra të Klinës

Në kuadër të investimeve në sektorin e bujqësisë, Komuna e Klinës ka nisur projektin për ndërtimin e kanaleve të ujitjes në fshatrat Budisalc, Jagodë, Radulloc, Poterq dhe Dollovë.

Ky projekt sipas kryetarit Zenun Elezaj vjen si përgjigje ndaj kërkesave të qytetarëve dhe është realizuar në konsultim të drejtpërdrejtë me ta.

“Qëllimi kryesor është përmirësimi i infrastrukturës bujqësore dhe krijimi i kushteve më të mira për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në këto zona.

Ky është një projekt shumë i dobishëm dhe i nevojshëm për fermerët tanë. Bujqësia vazhdon të mbetet një ndër prioritetet kryesore të qeverisjes sonë lokale,” ka deklaruar kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj në rrjetin social FB.