Zenun Elezaj emëron Qendrim Millakun Drejtor të Shërbimeve Publike dhe Emergjente për mandatin e dytë

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka emëruar Qendrim Millaku Drejtor të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjente, duke i besuar mandatin e dytë radhazi në këtë drejtori.

Qendrim Millaku është inxhinier me profesion, me studime bachelor dhe master në Inxhinieri Mekanike në Universitetin e Prishtinës. Ai ka shërbyer me përkushtim si Shef i Kabinetit gjatë viteve 2017–2021, ndërsa që nga viti 2021 ushtron detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Publike dhe Emergjente, ku ka dëshmuar profesionalizëm, aftësi të larta menaxheriale dhe realizim të projekteve me interes për qytetarët e Klinës.

Millaku gëzon besim të madh qytetar, i konfirmuar edhe në zgjedhjet lokale, ku është kandidati më i votuar për Kuvendin Komunal në Klinë në dy palë zgjedhje radhazi. Në zgjedhjet e fundit, ai ka marrë 1,262 vota.

Kryetari Elezaj i ka uruar suksese në vazhdimin e punës, duke shprehur bindjen se edhe në këtë mandat, Qendrim Millaku do të vazhdojë të shërbejë me përgjegjësi dhe përkushtim në funksion të qytetarëve.

Urime, Qendrim! Na priftë e mbara!