Vrasja e Faruk Isufit në Bokshiq, kryetari i OVL-UÇK-së në Klinë i tronditur pas rastit tragjik!

Ngjarja e rëndë në fshatin Bokshiq të Klinës, ku humbi jetën Faruk Isufi, ka shkaktuar tronditje në komunitet, shkruan Klina info.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i OVL-UÇK në Klinë, Hajdin Balaj, i cili është shprehur i thellë tronditur nga kjo ngjarje tragjike.

“Jam i thellë tronditur nga kjo ngjarje e rëndë. Lutjet e mia janë me familjen e viktimës në këtë moment të vështirë.”, është shprehur ai.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes vazhdojnë, ndërsa autoritetet policore nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare./Klina info/