Vrasja e 22-vjeçarit në Gjilan për 200 euro, Gjykata e dënon me 12 vjet burgim të akuzuarin kryesor

Në nëntor të vitit 2021, në lagjen ‘’Arbëria’’, në Gjilan, pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi në të holla, disa të rinj kishin privuar nga jeta 19-vjeçarin, Egzon Rafuna. E gjithë ngjarja dyshohet se ndodhi afër shtëpisë së viktimës. Gjatë përleshjes, të dyshuarit kishin gjuajtur 7 herë me dy armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku ka mbetur i vdekur i riu 22-vjeçar.

Ndaj të akuzuarve Valdrin Halimi, Erdonis Nuredini, Rabit Idrizi, Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë sot vendim përfundimtar.

Sipas vendimit, i akuzuari Valdrin Halimi është dënuar me 12 vjet burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 500 Euro.

“Trupi gjykues pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, për të akuzuarin V. H. ka shpall aktgjykim dënues me një dënim unik prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) Euro”.

Sipas vendimit të Gjykatës, Halimi ka kryer veprat penale ” (1) vrasje e rëndë në tejkalim të mbrojtës së nevojshme, (2) mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armëve dhe (3) posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, vepra të sanksionuara më Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Ndërsa, për Erdonis Nuredinin, Gjykata ka marrë vendim dënim në kohëzgjatje prej një vit e 6 gjashtë muaj burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 800 Euro. Po ashtu, Nuredini është liruar nga akuza “ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasje të rëndë” dhe i është ndaluar masa e paraburgimit.

“I akuzuari E. N. me datë 08.11. 2021, pa autorizim ka poseduar substancë narkotike të llojit marihuanë, e cila është shpallur me Ligj si narkotik i rrezikshëm, ashtu që në orët e hershme të mëngjesit të datës 09 nëntor 2021 në hyrje të fshatit Pogragjë, Komuna e Gjilanit, në një livadh nga ana e zyrtarëve policor është gjetur dhe sekuestruar 10.5 gram substancë narkotike e llojit marihuanë të cilën e kishte hedhur i pandehuri E. N”, thuhet më tej në vendim.

Kurse, të akuzuarin Rabit Idrizi, Gjykata e ka liruar nga akuza për veprën penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasje të rëndë“. të cilit i është ndërprerë sot masa e paraburgimit.

“Ndërkohë, trupi gjykues të akuzuarin E. N. dhe R. I. ka liruar nga akuza për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasje të rëndë.

Gjykata ka nxjerrë aktvendim me të cilin i vazhdohet masa paraburgimit V. H. derisa ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar, ndërsa të akuzuarve E. N. dhe R. I. i ndërpritet masa e paraburgimit me datë 02.10.2023″, thuhet në vendim.