Vidhen bolonat, dëmtohet hekurudha në Volljakë të Klinës (Pamje)

Në fshatin Volljakë të komunës së Klinës është dëmtuar linja hekurudhore, pasi persona të panjohur kanë vjedhur bolonat që mbajnë strukturën e saj, shkruan Klina Info.

Sipas informacioneve fillestare, ende nuk dihet kush qëndron pas këtij veprimi. Rasti është raportuar në polici, dhe pas njoftimit kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat dhe autorët e mundshëm.

Nuk raportohet për pengesa në qarkullimin e trenave, ndërsa autoritetet janë në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të parandaluar incidente të tjera të ngjashme.