Vetëvendosje të dielën me tubim të madh në Klinë, i pranishëm dhe Albin Kurti

Albin Kurti merr pjesë në tubim në Klinë këtë të diel

Këtë të dielë, më 5 tetor, me fillim nga ora 17:30, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Jehona Dukagjini” në Klinë do të mbahet një tubim qytetar.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe kandidati për kryetar të Komunës së Klinës, Ramiz Rrustaj.

Tubimi organizohet në kuadër të aktiviteteve zgjedhore dhe ka për qëllim prezantimin e programit dhe vizionit për të ardhmen e Klinës.