Vetaksident në Gjilan, katër persona dërgohen në spital

Katër persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti, që ndodhi pasditën e sotme në fshatin Stanishor të Gjilanit.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se personat të cilët kanë qenë në makinë kur ndodhi vetaksidenti, janë dërguar në Spitalin e Gjilanit, por sipas tij ata nuk kanë pasur lëndime serioze.

“Ka ndodhë një vetaksident, orët e pasditës në fshatin Stanishor të Gjilanit. Katër persona kanë qenë në makinë. Ata kanë pranu tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, por me sa e dimë ne, nuk kanë marrë lëndime serioze. Policia ka dalë në vendim e ngjarjes është duke i hetuar shkaktarët”, tha zëdhënësi i policisë.