Vendim i shkëlqyer nga komuna e Klinës,/ Miratohet dhënia e veturës për shoqatat e dala nga lufta

Sot është mbajtur seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Klinës, ku u diskutuan çështje të ndryshme me interes për qytetarët, shkruan Klina info.

Në këtë seancë, kryetari i komunës, Zenun Elezaj, propozoi dhënien e një veture për shoqatat e dala nga lufta, me qëllim të mbështetjes së aktivitetit dhe lehtësimit të punës së tyre në terren.

Ai theksoi se kjo ndihmë do të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve që këto shoqata ofrojnë për anëtarët e tyre dhe komunitetin në përgjithësi.

Propozimi u hodh në votim dhe u miratua nga shumica e anëtarëve të Kuvendit Komunal, duke u bërë kështu një vendim zyrtar i komunës.

Ky vendim vlerësohet si një hap konkret në mbështetje të shoqatave të dala nga lufta dhe rolit të tyre në shoqëri.