Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Burojë të Skenderajt.
Burime të klina info bëjnë të ditur se një person është gjetur pa shenja jetë.
Dyshimet janë se ai ka bërë vetëvrasje.
Nga burimet e saj, Klina info merr vesh si viktima është F. Ramadani.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar policia e Kosovës.
“Sot me datën 01.06.2025 rreth ores 06:51 policia ka pranuar informaten nga Emergjenca në QKMF Skenderaj, se eshte sjell nje person moshes madhore pa shenja jete. Njësit relevante kane dal ne vendngjarje.
Me urdher te prokurorit kujdestar rasti eshte duke u hetuar si ,, Hetim i vdekjes”, dhe trupi i pa jete eshte derguar per obduksion ne IML”, thuhet në përgjigjen e pilicosë për IndeksOnline.