Varroset nesër në Junik DJ kosovar që humbi jetën Itali, bashkë me modelen ukrainase

Gati një muaj pasi vdiq në një aksident në Itali, nesër në Junik do të varroset Hysni Qestaj.

I riu junikas ndërroi jetë në Itali pasi humbi kontrollin me veturën e tij të modelit Ferrari.

Bashkë me të në veturë ishte edhe modelja ukrainase, Anna Kraevskaya.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 15:00 në varrezat e Junikut.