Trajneri i Dukagjinit flet për rikthimin në stërvitje, fazën përgatitore si dhe për kushtet në stadiumet e Kosovës

Një javë me parë klubet e elitës së futbollit kosovar morën dritën e jeshile nga Ministria e Shëndetësisë për rikthimin në stërvitje dhe vazhdimin e kampionatit,

Më të marr lajmin për lejimin e stërvitjeve në grup të gjitha klubet pa humbur kohë rifilluan fazën përgatitore për vazhdimin e Superligës.

Trajneri i Dukagjinit të Klinës, Severin Elezaj në një intervistë për Gazetën inFokus ka folur për rifillimin e stërvitjeve, fazën përgatitore, kushtet për vazhdimin e kampionatit si dhe për tifozët ‘Hithat’.

Elezaj ka deklaruar se stërvitjet grupore po ecin mjaftë mirë, derisa ka shtuar se edhe forma e futbollistëve është stabile.

“Stërvitjet grupore që kanë qenë shumë të nevojshme po zhvillohen mjaftë mirë, ndërsa forma e lojtarëve duket stabile në bazë të disa testeve që i kemi praktiku gjatë javë së parë”, tha fillimisht Elezaj.

Edhe pse shumica e trajnerëve kosovar kanë deklaruar se tri javë fazë përgatitore për vazhdimin e kampionatit nuk janë të mjaftueshme, trajneri i Dukagjinit e mendon të kundërtën.

“Tri javë fazë përgatitore mendoj që janë të mjaftueshme për përfundimin e kampionatit, duke parë tashmë edhe rregulloren e re për zëvendësimin deri në 5 futbollistë brenda ndeshjes besoj që çdo ekip e ka hapësirën e duhur për ta përfunduar kampionati pa lëndime dhe pa ndonjë ngarkesë të padëshiruar”, deklaroi trajneri nga Klina.

Elezaj mendon se në vendin tonë nuk ka kushte për tu vazhduar Superliga, shpreson që futbollistët dhe personat e angazhuar në klube të mos kenë probleme gjatë vazhdimit të kampionatit.

“Personalisht mendoj që në përgjithësi në Kosovë nuk kemi kushte për vazhdimin e kampionatit, por duhet të mundohemi ti respektojmë kushtet të cilat i kemi dhe shpresoj që asnjë futbollist apo person që është i angazhuar në klube të mos ketë ndonjë problem deri në fund të garës”, u shpreh tekniku klinas.

Për fund trajneri i Dukagjinit deklaroi se me ndeshje dhe rezultate të mira do të mundohen ti falënderojnë tifozët për përkrahjen e vazhdueshme.

“Pa marr parasysh renditjes dhe rezultateve te arritura në prap kemi pas përkrahje të vazhdueshme nga tifozëria “Hithat” që janë shembull dhe qytetarët në përgjithësi. Ne do mundohemi që me ndeshje të mira dhe rezultate pozitive ti falënderojmë tifozët tanë të mrekullueshëm”, përfundoi Severin Elezaj.

Federata e Futbollit e Kosovës ditë më parë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-në morën vendim që para rinisjes se kampionatit të gjitha klubet të testohet për Covid-19.

Kësisoj futbollistët dhe stafi i Dukagjinit i kanë kryer testet e koronavirusit dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.

Elita e futbollit kosovar do të vazhdoj nga data 7 qershor, ndërsa Dukagjini renditet i fundit me vetëm 10-të pikë të arkëtuara pas 22 ndeshjeve të zhvilluara.