Therje me thikë mes dy personave në Gremnik

Në fshatin Gremnik të Klinës, te vendi i quajtur “Kryqi i Gremnikut” ka ndodhur një konflikt mes dy grupeve, i cili ka përfunduar me therje me thikë.

Për shkak të mosmarrëveshjes, një person nga njëri grup ka sulmuar dy të tjerë nga grupi tjetër duke i therur me thikë, duke shkaktuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF në Klinë.

I dyshuari ka tentuar të ikë, ndërsa policia ka arritur ta arrestojë pas largimit nga vendi i ngjarjes, në fshatin Siqevë.

Rasti po hetohet./Klina info/