Tërmet 7.5 ballë, alarm për një cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur orët e fundit shtetin e Alaskës në SHBA.

Tërmeti i orës 12.54 ora lokale në Alaska, u lokalizua 90 km larg Sand Point, konfirmoi NOA, Agjencia Federale Amerikane e Oqeanografisë.

Ajo paralajmëron për një cunami pas këtij tërmeti.

Sakaq një seri tërmetesh rreth 4 ballë të shkallës Rihter kanë pasuar tërmetin e madh.

Nuk raportohen dëme nga tërmeti i fuqishëm ndërsa janë paralajmëruar banorët e zonave për cunami. /noa.al/