Një incident me armë zjarri është raportuar paraditen e së hënës në Rahovec, ku një 62-vjeçar nga fshati Sferkë i Klinës u kap nga Policia pasi dyshohet se ka shtënë disa herë me armë në rrugën “Selajdin Mullabazi”, përballë shamisë “Kadiri”.
Sipas burimeve të Sinjalit, pas marrjes së informatës rreth orës 10:00, njësitet e stacionit të Rahovecit arritën ta identifikojnë dhe ndalojnë të dyshuarin H. M, të cilit iu sekuestrua arma.
Në vendngjarje u gjetën gjashtë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, të cilat u tërhoqën si prova materiale nga krim-teknika.
I dyshuari u arrestua, u intervistua në prani të avokatit dhe e pranoi veprën.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij u iniciua procedurë penale për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa është ndaluar për 48 orë.