Kurti: Do ta rrisim pagën minimale dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në mbledhjen e nesërme të Qeverisë, do të miratojnë projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.

Kështu ai tregoi që rroga minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë.

“Në mbledhjen e ardhshëm nesër, do të miratojmë projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 264 bruto apo 250 euro neto dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë, do ta rrisim pagën minimale dhe do ta lirojmë nga tatimi. Kështu sigurohemi ata që kanë paga më të ulëta do të kenë më shumë para në fund të muajit. Nga rritja e pagës minimale përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë, prej heqjes tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët”, u shpreh Kurti.