Të dielën koncert i veçantë koral në Kishën “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Klinë

Këtë të dielë, më 7 dhjetor 2025, në orën 19:30, në Kishën “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë, do të mbahet koncerti festiv i korit “Siparantum Choir”, nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendi dhe me organo nga Agron Shujaku, ku do të interpretohen vepra të Franz Schubert (Deutsche Messe, D.872), Josip Deç Veliço (Missa Secunda), Albe Vidakoviç dhe Håvard Sveås; koncerti organizohet nga famullia Zoja e Këshillit të Mirë në Klinë dhe pritet të sjellë një mbrëmje të veçantë muzikore për publikun.