Sulmohet autobusi i linjës Deçan – Gllogjan, mbetet i vrarë një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në regjionin e Dukagjinit, pasi ka pasur gjuajte me kallashnikov në drejtim të autobusit që po shkonte në fshatin Gllogjan nga Komuna e Deçanit.

Paparaci nga burimet e veta ka mësuar se në këtë autobus si pasojë e të shtënave ka vdekur shoferi i automjetit, kurse ka edhe të plagosur.

Policia e ka konfirmuar rastin dhe kanë thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.