Sot zhvillohen dy gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës, vëmendje tek Prishtina dhe Drita

Sot me fillim nga ora 15:00, do të zhvillohen dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës.

Vëmendja kryesore do të jetë tek ndeshja Prishtina – Drita, e cila luhet në stadiumin “Sami Kelmendi”.

Prishtina luan në gjysmëfinalen e 14-të pas luftës nga 11 finale prej vitit 1992 dhe tetë trofe.

Derisa loja e dytë, do të luhet mes rivalëve lokalë Ballkanit dhe Suharekës, që luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Kujtojmë që gjysmëfinalet zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje, ndryshe nga fazat e mëparshme në Kupën e Kosovës.