Sot vendoset gurthemeli i shtatorës së simbolit të rezistencës kombëtare Adem Demaçit

Aktivitetet në shënimin e përvjetorit të vdekjes së veprimtarit të shquar dhe simbolit të rezistencës së çështjes kombëtare Adem Demaçit, do të fillojnë sot prej orës 10.00 kur do të bëhën homazhe tek varri i ndjerit në njëvjetorin e vdekjes.

Më pas prej orës 11.00 do të vëhet gurthemeli për ndërtimin e shtatorës së tij, në parkun “Adem Demaçi”, afër rrethit të Flamurti në Prishtinë.

Në të dy këto aktivitete do të jetë prezent edhe Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.