Sonte mbahet ceremonia për çmimin prestigjioz ‘Topi i Artë’, lista me 30 të nominuarit dhe favoriti kryesor për ta fituar atë

Çmimi më i madh individual për një futbollist padyshim që është ‘Topi i Artë’, çmim që jepet nga prestigjiozja franceze France Football.

Tapeti i kuq do të jetë plot me emrat më të mëdhenj të futbollit botëror në Paris të hënën mbrëma, ndërsa do të shpallet fituesi i çmimit të Topit të Artë 2022.

Këtë vit ka një modifikim në kritere me organizatorin France Football që konfirmon se do të merren parasysh paraqitjet e lojtarëve nga sezoni dhe jo viti kalendarik.

Në Ceremoninë e 66-të të ndarjes së çmimeve për ‘Topin e Artë’, që mbahet sonte me fillimi nga ora 21:00 do të ndahen shtatë çmime prestigjioze për futbollistët meshkuj dhe femra.

Së bashku me me ‘Topin e Artë’ do të ndahen çmimet si Trofeu Kopa (për lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeçare) dhe trofeun Yashin ( për portierin më të mirë).

Çmimi i sapoemëruar Muller (sipas sulmuesit legjendar gjerman Gerd Muller) do të konfirmohet gjithashtu për sulmuesin më të mirë, së bashku me çmimin Socrates që shënon iniciativat më të mira sociale brenda lojës së bashku me çmimin e klubit të vitit.

Favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë këtë vit është sulmuesi francez Karim Benzema pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Real Madridin, ku fitoi edhe Ligën e Kampionëve dhe titullin e kampionit në La Liga.

Për herë të parë pas 17 vitesh futbollisti më i mirë në histori, Lionel Messi nuk është përfshirë në rrethin e ngushtë të 30 lojtarëve për ta fituar trofeun individual më të çmueshëm në botë.

Fituesi në fuqi i këtij çmimi është argjetninasi i PSG-së, Lionel Messi.

Lista me 30 lojtarët e nominuar për ‘Topin e Artë’ :

Thibaut Courtois – Real MadridRafael
Leao – AC MilanChristopher Nkunku – RB Leipzig
Mohamed Salah – Liverpool
Joshua Kimmich – Bayern Munich
Trent Alexander-Arnold – Liverpool
Vinicius Junior – Real Madrid
Bernardo Silva – Manchester City
Luis Diaz – Porto/Liverpool
Robert Lewandowski – Bayern Munich/Barcelona
Riyad Mahrez – Manchester City
Casemiro – Real Madrid/Manchester United
Son Heung-min – Tottenham Hotspur
Fabinho – Liverpool
Karim Benzema – Real Madrid
Mike Maignan – AC Milan
Harry Kane – Tottenham Hotspur
Darwin Nunez – Benfica/Liverpool
Phil Foden – Manchester City
Sadio Mane – Liverpool/Bayern Munich
Sebastien Haller – Ajax/Borussia Dortmund
Luka Modric – Real Madrid
Antonio Rudiger – Chelsea/Real Madrid
Cristiano Ronaldo – Manchester United
Kevin De Bruyne – Manchester City
Dushan Vlahovic – Fiorentina/Juventus
Virgil van Dijk – Liverpool
Joao Cancelo – Manchester City
Kylian Mbappe – Paris Saint-Germain
Erling Haaland – Borussia Dortmund/Manchester City

Ceremonia do të mbahet në Paris të Francës me fillim nga ora 21:00