Sokol Bashota mirëpret në PDK kandidatin për Asamble të Klinës, Ilir Keka

Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, njëherit kandati për kryetar të Klinës nga kjo parti, Sokol Bashota, përmes një postimi publik ka mirëpritur kandidatin më të ri për asamblist në Kuvendin Komunal të Klinës, Ilir (Demë) Keka nga Bokshiqi.

Në postimin e tij, Bashota ka vlerësuar lartë figurën e Kekës, duke theksuar përkushtimin e tij akademik dhe profesional.

“Ilir Keka përfaqëson një shembull të shkëlqyer të përkushtimit akademik dhe profesional. I pajisur me dy tituj Master, në të Drejtën Kushtetuese-Administrative dhe në Studime të Sigurisë, ku aktualisht gjendet në vitin e fundit të doktoraturës, ai dëshmon një rrugëtim të pandalshëm drejt përsosmërisë akademike. Përvoja e tij profesionale është po aq mbresëlënëse sa përgatitja akademike. Si Drejtor i IAAP SHMLPM ‘Keka-Med’ në Klinë, ai ka treguar lidership të qëndrueshëm dhe aftësi menaxheriale të larta. Ilir Keka është dëshmi se përmes dijes, punës së palodhshme dhe integritetit, mund të krijohet një model i ri udhëheqësish dhe profesionistësh që u shërbejnë qytetarëve me dinjitet dhe përkushtim”, ka shkruar Bashota.

Me këtë përkrahje, PDK në Klinë synon të forcojë radhët me profesionistë të rinj dhe të përgatitur, duke i dhënë hapësirë figurave me karrierë akademike dhe përvojë menaxheriale si Ilir Keka.