Si ndodhi rrahja e 19 vjeçarit nga polici? (VIDEO)

BallinaLajmeEmisioneVideo LajmeSportSkema ProgramoreNA NDIQNI NË:

Si ndodhi rrahja e 19 vjeçarit nga polici? (VIDEO)

nga Drin Demiri  1 orë më parë

SH.B me tre shokët e tij, të premten në orën katër të mëngjesit, kishin ndezur një zjarr afër Liqenit Akumulues në Mitrovicë dhe po bënin muhabet.

Meqë në këtë kohë është e ndaluar lëvizja, policia kur i vërejti erdhi për t’ua tërhequr vërejtjen.

Katër djemtë nisën të largoheshin nga aty, por jo me aq shpejtësi sa u kërkua nga policia.

Kjo, sipas 19 vjeçarit që nuk dëshiron të identifikohet, është arsyeja për të cilën zyrtarët policorë nisën të ushtrojnë dhunë ndaj tyre.

Si pasojë, djaloshi mori lëndime në kokë për të cilat më pas u trajtua në urgjencën e qytetit.

Nga aty 19 vjeçarin dhe shokët e tij policia i shoqëroi në stacion ku këtij iu hap lëndë si “pengim i personit zyrtar”, kurse polici në fjalë u suspendua për 72 orë.