Një shtyllë ndriçimi e rrëzuar në mes të shëtitores në rrugën “Bregu i Drinit” në Klinë paraqet rrezik serioz për kalimtarët, veçanërisht për fëmijët.
Kjo rrugë, e ndërtuar vitin e kaluar nga tregu i gjelbër deri te restoranti Feniks, përfshin edhe një shëtitore për këmbësorë. Por, siç shihet edhe në foto, një pjesë e saj është lënë në gjendje të rrezikshme, me shtyllën e rrëzuar dhe kabllot elektrike të ekspozuara.
Përveç dëmtimit të infrastrukturës, mungesa e reagimit mund të sjellë pasoja serioze për sigurinë publike./Klina Info/