URIME DITA E ÇLIRIMIT TË KLINËS

URIME DITA E ÇLIRIMIT TË KLINËS

17 Qershori i vitit 1999 ishte një ditë ndryshe për Klinën!

Një ditë në të cilën armët e lirisë të trimave të UÇK-së po qitnin flakët e fundit – flakë me të cilat u dëbua nga këtu edhe krimineli i fundit i ushtrisë jugosllave!

Flakë me të cilat u dogjën ëndrrat e akademikëve sllavë për ta bosnjizuar dhe enklavizuar Kosovën!

Gjaku që u derdh atë ditë luftimesh, për t’i ndjekur paramilitarët që synonin mbajtjen e Klinës, ishte vula e çlirimit!

Qofsh e lirë, Klinë – përgjithmonë!

Prof. Gjeneral Ibish Rraci

https://youtu.be/yB9rpnwRnfA?si=LAPjl_72O15Pd0qF