Shteti i fortë, Rita Ora u dënua 10 mijë euro nga autoritet angleze pasi theu rregullat kundër koronavirusit

Këngëtarja kosovare, Rita Ora u dënua nga autoritetet angleze pasi që theu rregullat e koronavirusit duket organizuar festë për ditëlindjen e 30-të.

Pasi u dënua, Rita Ora ka reaguar me një postim në Instagram, duke kërkuar falje.

“Përshëndetje, unë organizova një festë me shoqërinë time për ditëlindjen e 30-të. Ishte një moment nxitimi, pasi ne po dilnim nga izolimi dhe kjo do të ishte OK. Unë ju kërkoj shumë falje për thyerjen e rregullave dhe nga ana tjetër duke vënë jetën e njerëzve në rrezik”, tha ndër të tjera Rita Ora në postimin e tij.

Organizimi i Rita Orës u bë të shtunën në restorantin “Casa Cruz”. Rita Ora u dënua me 10 mijë euro.