Shqipe Pantina dhe Astrit Desku takohen me studentët në Klinë, prezantojnë vizionin e LDK-së për rininë

Kandidatët për deputet nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Klinë kanë zhvilluar një takim me studentë të komunës, me synim diskutimin e sfidave dhe nevojave të të rinjve, si dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për ta.

Sipas njoftimit të degës së LDK-së në Klinë, takimi u karakterizua nga diskutime të hapura dhe konstruktive, ku studentët parashtruan pyetje, shqetësime dhe kritika lidhur me fusha të ndryshme me rëndësi, përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe aspektet shoqërore.

Gjatë këtij takimi, kandidatët për deputet Shqipe Pantina dhe Astrit Desku prezantuan vizionin e tyre si dhe zgjidhjet konkrete që LDK synon t’i ofrojë për përmirësimin e sistemit arsimor, shëndetësor dhe shoqëror në Kosovë.

Nga LDK u theksua se rruga drejt zhvillimit dhe progresit kërkon angazhim të përbashkët shoqëror, ndërsa rinia u cilësua si shtylla kryesore e ndryshimit dhe shpresës për të ardhmen e vendit.

#LDK123
#ShqipePantina45
#AstritDesku54