Shqipe Mehmeti Selimi takon gratë e Kolovicës: Mbështetje e fuqishme dhe besim drejt fitores

Kandidatja për deputete nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Me numër 10, Shqipe Mehmeti Selimi, ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe domethënës me gratë e lagjes Kolovicë.

Takimi u karakterizua nga një atmosferë pozitive, dialog i hapur dhe mbështetje e fuqishme për vizionin dhe angazhimin politik të saj.

Gjatë bashkëbisedimit, gratë e Kolovicës shprehën besimin e tyre në programin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në përfaqësimin e denjë që ofron kandidatja Selimi, duke theksuar rëndësinë e rolit të gruas në vendimmarrje dhe ndryshim shoqëror.

Me besim të shtuar dhe vullnet të qartë për fitore, u ritheksua mbështetja për Lëvizjen VETËVENDOSJE! – 116, si dhe për kandidatët e saj.

Shqipe Mehmeti Selimi – #10sh ✅
Hekuran Gashi – 45