Shpallet konkursi për rekrutimin e 320 ushtarëve të rinj në FSK, ministria jep detaje

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku do të rekrutohen gjithsej 320 ushtarë.

Afati për aplikim është caktuar nga 2 marsi deri më 27 mars.

Të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Kosovës nga mosha 18 deri në 25 vjeç, të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm.

Kandidatët duhet të plotësojnë edhe kriteret shtesë: gjendje të mirë fizike dhe shëndetësore, figurë të pastër morale dhe ligjore, si dhe përkushtim për të shërbyer me dinjitet dhe profesionalizëm.

“Aplikimi bëhet përmes: https://rekrutimi.fsk-ks.org”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes.