Shoqata e Korrje-Shirjeve ne Klinë vendos çmimin për korrjen e grurit: 130 euro për hektar

    Shoqata e Korrje-Shirjeve në Klinë ka vendosur çmimin zyrtar për korrjen e grurit për këtë sezon.

    Për Klina Info kanë bërë me dije çmimi është përcaktuar në 130 euro për hektar.

    Vendimi synon të krijojë rregull dhe barazi në procesin e korrje-shirjeve në të gjithë territorin e komunës.

    Korrjet pritet të nisin në ditët në vijim, duke shënuar një nga periudhat më punëtorë dhe më të rëndësishme për sektorin bujqësor në rajon./Klina info/