Shoqata e Dalura nga Lufta e UÇK-së, Dega Klinë, përkujton veteranin Selman Isuf Gashi

Shoqata e Dalura nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dega në Klinë, bashkë me bashkëluftëtarë, miq e familjarë, kanë përkujtuar sot veteranin e UÇK-së, Selman Isuf Gashi, në përvjetorin e parë të ndarjes së tij nga jeta.

Gjatë homazheve të mbajtura pranë varrit të tij, u kujtua kontributi dhe sakrifica që Selman Gashi kishte dhënë për lirinë e vendit. Ai u vlerësua si një luftëtar i përkushtuar, njeri i ndershëm dhe simbol i qëndresës së brezit të luftës.

Në emër të shoqatës dhe bashkëluftëtarëve, u theksua se kujtimi për të do të mbetet i gjallë ndër breza, si dëshmi e sakrificës për atdheun.

Selman Isuf Gashi lindi më 9 janar 1966 dhe ndërroi jetë më 4 tetor 2024.