Shoferi tenton t’i godasë policët me automjet, ata e gjuajnë me armë

Policia e ka regjistruar një rast “tentim vrasjeje” ndaj zyrtarëve të saj në Gjilan.

Rreth orën 23:00 të së enjtes, njësiti policor ka tentuar ta ndalojë të dyshuarin e ai ka tentuar t’i godasë me automjet policët.

Në vetëmbrojtje policët kanë reaguar duke e përdorur armën e zjarrit.

I dyshuari ka ikur.

“Njësiti policorë duke tentuar ta ndalojnë të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti për t’iu shmangur ndalimit ka tentuar ti godas me automjet zyrtarët, ku njëri nga zyrtarët policor në vetëmbrojtje ka përdor armën e zjarrit. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin ditor të PK-së.