Shkon mbi 600 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan

Mbi 600 njerëz dyshohet se kanë vdekur pas një tërmeti me magnitudë 6.0 që goditi Afganistanin lindor të dielën në mbrëmje.

Kështu ka bërë të ditur përmes një deklarate Ministria e Brendshme talebane, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Më shumë se 1 mijë e 300 persona janë plagosur, ka shtuar tutje ministria.