Shala: Ua kemi borxh të rinjve një jetë më të mirë, një shtet që i trajton me dinjitet

Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, Ferat Shala thotë se në odat e Drenicës, rinia ka shpallur idealet dhe aspiratat e saj.

“Të rinjtë tanë janë sikur uragani që s’ndalet, pavarësisht pengesave. Zemra e tyre rrah bashkë me idealet liridashëse dhe shtetformuese të Partisë Demokratike të Kosovës”, shkruan ai.

Ai shton se ua kanë borxh të rinjve një jetë më të mirë e shtet që i trajton me dinjitet.

Postimi i tij i plotë:Odat e Drenicës gjithmonë kanë shërbyer si vende ku rinia është takuar dhe ka shpallur idealet dhe aspiratat e saj.
Bashkë me kolegët e mi, Memli Krasniqin dhe Petrit Hajdarin, mbrëmë i dëgjuam zërat plot sinqeritetin të të rinjve drenicas.
Të rinjtë tanë janë sikur uragani që s’ndalet, pavarësisht pengesave. Zemra e tyre rrah bashkë me idealet liridashëse dhe shtetformuese të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ne ua kemi borxh këtyre të rinjve një jetë më të mirë, një shtet që i trajton me dinjitet dhe ua siguron një të ardhme më të ndritur.
#Rimëkëmbje #FeratShala14