Rrokulliset traktori në një fshat të Rugovës, vdes një person

Në fshatin Malaj të Rugovës sot është rrokullisur një traktor, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Sipas burimeve të IndeksOnline, personi me inicialet S.L ka qenë viktima e këtij aksidenti.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:20 Policia është informuar se në fshatin Malaj, Rugovë, një traktor është rrokullisur. Me të marrë informatën menjëherë Policia dhe autoambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës” ka konfirmuar Rugova për IndeksOnline.

Njesitet policore dhe prokuroriale janë duke e hetuar rastin.

Edhe dje, po në Rugovë, një person ka ndërruar jetën si pasojë e shëmbjes së një lisi.