Rrezik serioz për banorët – puseta e hapur mbi 2 metra thellësi në rrugën që lidhë Zajmin me Deiqin

Një situatë e rrezikshme është evidentuar në fshatrat Deiq dhe Zajm, ku një pusete e kanalizimit, me thellësi mbi 2 metra, ndodhet e hapur në mes të rrugës, pa kapak mbrojtës.

Kjo paraqet rrezik serioz për banorët e zonës, si dhe për këmbësorët dhe kalimtarët e tjerë që frekuentojnë këtë rrugë çdo ditë. Rreziku është edhe më i madh gjatë natës ose për personat që nuk janë të njohur me terrenin.

Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm.

Apelohet për kujdes maksimal deri në sanimin e kësaj problematike.