Rrahman Rama: Atmosferë e mrekullueshme me strukturat e PDK-së në disa fshatra të Kosovës

Kandidati për deputet me numër 7 në listën e PDK-së, Rrahman Rama, ka zhvilluar takime me strukturat e partisë në disa fshatra, duke vlerësuar lart mobilizimin dhe energjinë e qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka bërë të ditur se sonte është pritur në një atmosferë të mrekullueshme në fshatrat Novolan, Brusnik, Kollë, Vërnicë dhe Bukosh.

“Atmosferë e mrekullueshme sonte me strukturat e PDK-së në fshatrat Novolan, Brusnik, Kollë, Vërnicë e Bukosh. Të gjithë e kemi dëshirën dhe energjinë. Bashkë shkojmë përpara!”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se angazhimi i përbashkët dhe mobilizimi i strukturave janë çelësi për arritjen e objektivave politike, duke falënderuar mbështetësit për përkrahjen e vazhdueshme.

Takimet e Rrahman Ramës janë pjesë e aktiviteteve të tij në kuadër të fushatës, me fokus forcimin e strukturave të PDK-së dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.