Rita Ora uron 12-vjetorin e Pavarësisë në gjuhën shqipe

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka uruar për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Instagram, ka shpërndarë një video të shkurtër të videoklipit të realizuar në Kosovë.

Rita ka uruar në dy gjuhë, shqipe dhe atë angleze.

“Happy Independence Day Kosovo!!! Urime 12 vjet pavarësi KOSOVA jonë   throw back to Shine Ya Light Video”, ka shkruar ajo.