Rexhep Morina, krenaria e Klinës në boksin profesionist, kërkon mbështetje për meçin e radhës në Gjermani

Rexhep Morina, boksieri i talentuar nga Klina, vazhdon të jetë një nga emrat më premtues të boksit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Me një karrierë të ndërtuar mbi përkushtim, punë të palodhshme dhe talent të jashtëzakonshëm, ai tashmë ka fituar 7 herë titullin kampion i Kosovës, ndërsa po vazhdon rrugëtimin e tij si boksier profesionist me suksese të dukshme.

Pas dy meçeve të suksesshme si profesionist, Rexhepi tani përgatitet për sfidën e tretë, që do të zhvillohet më 8 nëntor 2025 në Gjermani, ku do të përballet me një kundërshtar me kombësi serbe dhe shtetësi çeke.

Ky është një meç me rëndësi të madhe jo vetëm për karrierën e tij, por edhe për imazhin e sportit shqiptar jashtë vendit.

Për të realizuar këtë sfidë në mënyrën më të denjë, Rexhepi kërkon përkrahjen e bizneseve shqiptare dhe komunitetit, në mënyrë që të mbulojë shpenzimet për përgatitjet dhe pjesëmarrjen në këtë garë prestigjioze.

Përveç suksesit sportiv, Rexhepi është shembull për të rinjtë e vendit si model i vërtetë i disiplinës, qëndrueshmërisë dhe ambicies për të arritur majat.

Mbështetja ndaj tij nuk është vetëm ndihmë për një sportist, por investim në krenarinë kombëtare dhe promovimin e vlerave shqiptare në botë.

Për më shumë detaje nga kontaktoni:

Xhirollogaria: BKT 5356360017495927

Numri kontaktues:049618180