Reshjet e para të borës që kanë nisur mbrëmë dhe po vazhdojnë edhe sot, kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të vendit,
Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i përditësuar pas orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, gjendja është si vijon:
Pika kufitare Pejë – Kullë: me borë të madhe, rruga e kalueshme vetëm për automjete të vogla. Qarkullimi për kamionë dhe autobusë është i pamundur.
Pika kufitare Prishtinë – Mutivodë: rruga e kalueshme, por me vështirësi.
Pikat e tjera kufitare: qarkullimi po zhvillohet normalisht, pa pengesa të theksuara.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë qarkullimit, të pajisin automjetet me goma dimërore dhe të ndjekin njoftimet e rregullta për gjendjen e rrugëve.