Ramush Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e bashkëluftëtarit Faruk Isufi

Kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Faruk Isufi nga Klina.

Përmes një postimi publik, Haradinaj e cilësoi si të hidhur lajmin për vdekjen e Isufit, duke theksuar se edhe më e rëndë është mënyra se si ai u nda nga jeta, pas gjithë sakrificës së tij për liri dhe angazhimit në shtetndërtim.

Ai vlerësoi lart figurën e të ndjerit, duke e përshkruar si një aktivist të hershëm të Aleancës, të përkushtuar dhe të respektuar nga të gjithë ata që e njohën.

“Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve në Aleancë”, thuhet në reagimin e Haradinajt.

Në fund, ai u shpreh: “Faruku u prehtë në paqe”.