Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Klinës, Ramiz Rrustaj, sot priti deputeten Shqipe Mehmeti Selim, bashkë zhvilluan një takim me banorët e lagjes Perlina.
Takimi u organizua nga kandidati për Asamblenë Komunale, Lavdim Zenelaj, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke dëgjuar nga afër shqetësimet dhe idetë e tyre për zhvillimin e komunës.
Rrustaj falënderoi qytetarët për pritjen dhe mbështetjen, duke theksuar se angazhimi i tij dhe i ekipit të Vetëvendosjes do të jetë gjithmonë pranë njerëzve dhe në shërbim të nevojave të tyre.
“Bashkë për Klinën” është mesazhi që kandidati dhe ekipi i tij po përcjellin në çdo takim me qytetarët, duke e shoqëruar me numrin 105 në fletëvotim.