“Qysh me jetu pa ty”, gruaja e kosovarit që humbi jetën nga aksidenti tragjik në Itali me fjalë prekëse

Një aksidenti i rëndë para disa dite ka ndodhur në Itali

Në këtë aksident ka mbetur i vdekur, Hysni Qestaj. Ai ishte duke vozituar veturën e tipit “Ferrari”.

Vetura u copëtua, copat u shpërndanë dhe flakë e madhe u pa. Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.Zjarrfikësve iu desh mjaft mund që ta nxirrnin kosovarin e vdekur nga vetura.

Bashkëshortja e tij, Dafina Qestaj ka bërë një postim me disa fjalë prekëse.“Qysh me jetu pa ty bre jeta jem.“Na thave shpirtin e na e ndale diellin, po njerezit e mire nuk jetojne gjate ne kete bote. Ishe aq i mire, i drejte dhe i dashur sa Zoti te mori prane vetes.

Po me mbajn gjalle kujtimet e bukura qe i kaluam dhe dashuria qe ndame per gati dy dekada. Pusho ne parajse aty ku e ke vendin, te deshtem, te duam dhe do te duam pergjithmone, une dhe dy engjujt tone qe i le kaq heret”, ka shkruar ajo në Facebook.