Pritje madhështore në Gjurgjevik të Vogël për kryetarin/ Elezaj: Klinës i duhet vazhdimësia e qeverisjes së mirë

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka zhvilluar një sërë takimesh me qytetarët në kuadër të angazhimeve të tij publike, duke marrë përkrahje të gjerë për vazhdimin e qeverisjes aktuale.

Në Gjurgjevik të Vogël, takimi i mbrëmshëm u mbajt në odën e madhe të Imerit, por pjesëmarrja e madhe e qytetarëve bëri që hapësira të mos mjaftonte për të gjithë të pranishmit.

Elezaj e cilësoi këtë si dëshmi të besimit që qytetarët kanë në vizionin për një Klinë të zhvilluar dhe një qeverisje transparente.

Njoftimi i tij i plotë:

Në Gjurgjevik të Vogël, oda e madhe e Imerit nuk pati vend të mjaftueshëm për numrin e madh të pjesëmarrësve në takimin e mbrëmshëm. Pritja madhështore dhe zotimi i qytetarëve për të vazhduar mbështetjen e vizionit tonë për një Klinë të zhvilluar dhe një qeverisje transparente, ishin dëshmi e besimit të madh që kemi fituar.

Sonte, në takimet me qytetarët e Gremnikut dhe Qupëvës së Ulët, theksova se Klinës i duhet të vazhdojë me rrugën e qeverisjes së mirë që kemi instaluar, me barazi për të gjithë dhe me investime të shpërndara në çdo vendbanim.

Faleminderit secilit për përkrahjen, besimin dhe energjinë që po na e jepni çdo ditë.

#VazhdojmëBashkë+4