Priftërinjtë e Kosovës në arenën evropiane, përfaqësojnë vendin në Varshavë

Kombëtarja e Priftërinjve të Kosovës do të përfaqësojë vendin në një kampionat evropian të futbollit të vogël, i cili do të mbahet në Varshavë, Poloni.

Lajmi është bërë i ditur me krenari, duke u theksuar rëndësia e kësaj pjesëmarrjeje për sportin dhe imazhin e Kosovës jashtë vendit, transmeton KLINA info.

Në kuadër të përgatitjeve për këtë garë ndërkombëtare, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Nënë Tereza” në Klinë ka organizuar disa takime dhe aktivitete përgatitore me ekipin, me qëllim që priftërinjtë sportistë të jenë sa më të përgatitur fizikisht dhe shëndetësisht për sfidat që i presin në turne.

Pjesëmarrja e Kombëtares së Priftërinjve në këtë kampionat nuk përfaqëson vetëm sportin, por edhe bashkëpunimin, unitetin dhe vlerat shpirtërore, duke përcjellë një imazh dinjitoz dhe pozitiv të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ekipit i janë uruar suksese, shëndet dhe paraqitje sa më të mirë në Poloni.