Me datë 18 korrik 2025 në komunën e Klinës u ba prezentimi i draft raportit të monitorimit të Planit Lokal të Veprimit për Barazi gjinore (2024 – 2026) për periudhën janar 2024 – mars 2025.
Plani Lokal i Veprimit për Barazinë Gjinore (PLVBGJ) 2024–2026 i Komunës së Klinës është dokumenti udhëzues dhe operacional që përcakton angazhimet konkrete për të përmirësuar gjendjen e barazisë gjinore në nivel komunal. Ky plan synon të promovojë dhe zbatojë parimet e barazisë dhe drejtësisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe institucionale.
Në takim u prezentuan analizat e katër objektivave strategjike të planit: Fuqizimi ekonomik dhe promovimi i të drejtave sociale, ekonomike dhe të punësimit të denjë për gratë dhe vajzat; Zvogëlimi i pabarazive gjinore në arsimin cilësor dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës, për gratë dhe burrat, të rejat, të rinjtë, vajzat dhe djemtë, në të gjithë diversitetin e tyre ; Promovimi i barazisë gjinore dhe fuqizimi i grave, të rejave dhe vajzave në të gjithë diversitetin e tyre; Promovimi i shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe riprodhuese.
Në takim morrën pjesë anëtarë të grupit punues të PLVBGJ të komunës së Klinës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit ” Zbatimi i politikave gjinore në avancimin e barazisë gjinore në komunën e Mitrovicës së jugut dhe Klinës “, i mbështetur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, pjesë e projektit Instrumenti për Barazi Gjinore, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i implementuar nga UN Women Kosovo