Presidentja Osmani: Kujtimi për Tahir Zemajn vjen si thirrje që vrasja të zbardhet

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar në 20-vjetorin e vrasjes komandantin e UCK-së, Tahir Zemajn i cili ishte vrarë bashkë me të birin dhe një familjar.

“Në njëzetë vjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin kujtimi për ta vie si thirrje që vrasja e tyre të zbardhet”, është shpehur Osmani.

“Kolonel Zemaj ishte njeriu stoik që me angazhimin e tij la gjurmë të pashlyeshme në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit”.

Osmani ka thënë se heroizmi i Zemajt i jep kuptim të sotmes sonë, teksa vepra e tij do të mbetet në kujtesën e brezave që vijnë.